Flash News

Ditari i Maxhorancës

FSHF publikoi audio-përgjimin, reagon Veliaj: U qëndroj atyre që kam thënë! Ishte bisedë djemsh

FSHF publikoi audio-përgjimin, reagon Veliaj: U qëndroj atyre që

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një audio-përgjim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku në një takime përfaqësues së Shoqatës Rajonale të Tiranës, ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm dhe ka bërë presion për zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

Pas përgjimit të publikuar, Veliaj ka reaguar dhe i është përgjigjur deklaratave të FSHF-së. Kryebashkiaku ka pranuar deklaratat e tij në audio-përgjim, duke theksuar se Bashkia e Tiranës është aksionere e klubit të futbollit ‘Tirona’.

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj! Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit ‘Tirona’, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes! ‘Pavarësia’ e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionarëve”, thuhet në reagimin e Veliajt.

Të fundit