Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gafa e Ramës teksa flet për emigrimin: Do rrijnë më pak sesa do ikin, fazë historike

Gafa e Ramës teksa flet për emigrimin: Do rrijnë më pak sesa
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte në Berat, ku është takuar me fermerët e zonës. Gjatë fjalës së tij, ai e ka pranuar fenomenin e largimit masiv, ku ka nënvizuar se vendi është në një fazë që numri i atyre që largohen është më i madh se i atyre që kthehen.

Por kryeministri ka bërë një gafë. Ai ka thënë se në të ardhmen do të rrijnë më pak dhe do të ikin më shumë. Rama ka dashur të thotë të kundërtën, por kjo është edhe një prej sfidave që ka sot vendi.

"Është një fazë historike që ikin më shumë se sa kthehen, sigurisht, por do të vijë një fazë tjetër historike që do të rrijnë më pak se sa do të ikin dhe për të shkuar në atë fazë duhet punë, punë, punë", u shpreh Rama.

Deklaraten e gjeni duke filluar nga minuta 46.00-46.28

Të fundit