Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Gilmando Dani ishte truproja i tij", Blendi Gonxhe reagon pas denoncimit të Berishës

"Gilmando Dani ishte truproja i tij", Blendi Gonxhe reagon pas

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka reaguar pas denoncimit të kryedemokratit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se Gilmando Dani, i cili u vra pak ditë më parë, ka qenë truproja i tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Gonxhja shkruan se Danin as nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë.  

Postimi i Plotë:

Fake Neës Lajm i Rremë Gënjeshtra Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë - dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika! Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna - do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani.

Të fundit