Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
“Gjithmonë e më pak studentë”, Rama fajëson pedagogët për ikjen e të rinjve: Kërkojnë qiqra në hell
Kryeministri Edi Rama hodhi fajin te pedagogët për ikjen masive të rinisë shqiptare jashtë vendit. Sipas tij, nëse univeristetet do të funksionin siç duhet, numri i studentave nuk do të kishte ardhur në rënie.
Në fjalën e tij gjatë një aktiviteti në Univeristetin Bujqësor, teksa pedagogët protestonin, Rama i cilësoi qiqra në hell kërkesat e tyre për rritje page.
Kreu i qeverisë tha se studentët bëjnë gabim që zgjedhin degë si juridiku, duke shtuar se degët e “Bujqësorit” do të kenë shumë rëndësi.
“Të jesh një komunitet që vetëqeverisesh dhe të thuash që unë nuk jap llogari por të gjitha të tjerat i dua nga qeveria kjo nuk bën asnjë sens. Kërkohen qiqra në hell në raport me kohën që jetojmë.
Aq më tepër shërbimi që jep universiteti nuk e kemi kudo aq të mirë. Sepse nuk do kishim universitete që kanë gjithmonë e më pak studentë. Ky nuk është rasti i UBT-së. Ka një budallëk që qarkullon që po studiosh në UBT nuk ke perspektivë. Sa më shumë të kalojnë vitet aq më shumë do të vlerësohen njerëzit që kanë dije për ushqimin, burimet.
Në këtë territor do të vijë dita që kërkesat do të jenë të papërballueshme. Sepse nuk do të zgjidhen problemet e ushqimit dhe klimës me juristë. Do të vijë momenti që kushdo e kuptojë që është e humbur rruga duke u turrur të gjithë te juridiku”, deklaroi ai.