Flash News

Ditari i Maxhorancës

GJKKO dënon me 3 vite burg Lefter Allën

GJKKO dënon me 3 vite burg  Lefter Allën

GJKKO ka dënuar  me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lefter Alla do të kryejë vetëm 2 vite burg.

Lefter Alla, ra në pranga më 15 mars bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro. Ai dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

 

Të fundit