Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Gjoba, shantazh dhe cenim i të drejtave të njeriut", Rama i kundërpërgjigjet Metës: Helmon popullin për SHPK-në e tij të falimentuar

"Gjoba, shantazh dhe cenim i të drejtave të njeriut", Rama i

Kryeministri Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë prezantuar task forcën pro shëndetit. Gjatë fjalës së tij, Rama i është përgjigjur Metës, i cili në konferencën e djeshme parë e konsideroi gjobën për mosmbajtje të maskës si shantazh e cenim të drejtave e lirive të njerëzve.

“Ne aplikojmë gjoba, prej ditës së parë. Dhe çohet e ..., ndjesë se nuk do duhet të bëhet personazh në fjalim, çohet Presidenti e flet për gjobën maskat, si shantazh ndaj lirive e të drejtave, sepse për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, veçse si të helmojë e të dëshpërojë popullin e vet, që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë ç’të mundet për SHPK-në e tij të falimentuar, të dëshpëruar nga helmi.

Imagjinoni që të dalë mbretëresha e Britanisë, presidenti Italisë apo Francës, apo kancelarja e Gjermanisë dhe të thotë se është shantazh.

Sot gjoba në New York shkon në 15 mijë $, në Europë, shkon mesatarisht 1 mijë euro, dhe gjobat që shkojnë deri në ekstreme si një çift që puthen në park ku skanë njerëz hanë gjobë se s kanë të njëjtën adresë. Kjo është luftë duam s’duam ne është luftë, Si mund të thuash shantazh, si mund të bësh karshillëqe të tilla sikur je në pyll”, u shpreh Rama.

Të fundit