Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjonaj mbledhje urgjente me drejtorët e burgjeve, zbardhet takimi

Gjonaj mbledhje urgjente me drejtorët e burgjeve, zbardhet takimi
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thirri në një takim urgjent drejtorët e burgjeve dhe Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimit Penal. Mediat kanë zbardhur detaje nga takimi me dyer të mbyllura.

Ajo iu ka kërkuar shtim të sigurisë në burgje. Nisur edhe nga fushata elektorale, Gjonaj kërkoi që të rritet gatishmëria e punonjësve të policisë edhe në insititucionet shtetërore.

Gjithashtu, ka kërkuar respektim të masave anti-Covid, duke theksuar se nuk do të tolerojë asnjë infektim në grup të të dënuarve.

Gjonaj ka qenë e prerë edhe për çështjen e respektimit të protokolleve të sigurisë në IEVP-të, ku zbatohet regjimi i posaçëm 41Bis. Gjonaj deklaroi se nuk do të lejojë askënd që ‘të mbyllë njërin sy’ e ‘të mbyllë njërin vesh’ dhe të mos respektohen rregullat që duhet të ketë 41 Bis. Monitorimi i rreptë për regjimin 41 Bis do të bëhet nga drejtori i Policisë së Burgjeve dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Të fundit