Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjyqi 110 mln euro për Becchettin, reagon Rama: Vendim i padrejtë! Gëzimi i Metës dhe PD do zgjasë pak

Gjyqi 110 mln euro për Becchettin, reagon Rama: Vendim i padrejtë!

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama, pasi Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. 

Në një postim në twitter, Rama e ka cilësuar vendimin e arbitrazhit të sipas tij në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Po ashtu, Rama është përgjigjur edhe ndaj qëndrimit të presidentit Ilir Meta e PD, ndërsa shton se Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare dhe beteja vazhdon!



Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!
Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”, shkruan Rama.

Të fundit