Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjyqi 110 mln për Becchettin, Rama: Ai marifetçiu bashkë me Ilirin e Saliun do marrin atë që nuk thuhet e nuk hahet

Gjyqi 110 mln për Becchettin, Rama: Ai marifetçiu bashkë me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pasi Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Nga Tepelena, Rama tha se dy personat që janë gëzuar më shumë nga ky gjyq i humbur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Sipas Ramës, biznesmeni italian, të cilin e quajti një  marifetçi, nuk do të marrë asnjë lek nga taksapaguesit shqiptarë.

"Dy njerëzit me të gëzuar për një gjyq që humbëm pasi kemi fituar tre herë me një marifteci të paskrupullt ishin Meta e Berisha, gezim i neveritshëm.

Përpjekje për të motivuar ata që janë ndjekësit e tyre me sytë e veshët top e mendjen tapë nga helmi i tyre, duke shpërndarë trakte natën në Tiranë se shqiptarët do paguajnë 110 mln, do ju them që ai marifteciun të paskrupull bashkë me Ilirn e Saliu do marrin atë që nuk thuhet e hahet, që mbetet e nuk hahet, asgjë tjetër nga xhepi i shqiptarve.

Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk kam për ta lejuar të fusë duart në xhepin e shqiptarve", u shpreh Rama.

Të fundit