Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Habitem si s'e kupton...", Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Je mes gropës së Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës

"Habitem si s'e kupton...", Rama i kundërpërgjigjet

Kryeministri Rama i është përgjigjur sërish kreut të opozitës Lulzim Basha sa i përket akuzave për inceneratorët.

Deklaratës së Bashës se “politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë, dhe zërin e Edi Ramës që në 7 vite e mbushi vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin milionat e zhvatura nga xhepat e shqiptarëve”, Rama i është përgjigjur duke i thënë se “nuk ndahet dot nga gropa e Saliut”.

“Je mes gropës së Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës”, ka thënë Rama.

"Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s'e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës", shkruan Rama.

Të fundit