Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Hakerat qeveritarë ndikuan te pajisjet”, Rama i shmanget pyetjes për problemet me pajisjet e identifikimit

“Hakerat qeveritarë ndikuan te pajisjet”, Rama i shmanget

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar sot në mëngjes se deri tani në mbarë vendin në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

 Ndërkohë, kryeministri i vendit, Edi Rama, pasi votoi sot në Surrel, u duk se ia kaloi fajin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Shpresoj që të kthehen për të votuar në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë në gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Ai u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili tha më herët se problemet teknike në këto zgjedhje vendore mund të jenë shkaktuar prej ndërhyrjeve nga hakerat qeveritarë.

“Edhe unë do t’i përgjigjem kësaj?!”, tha Rama dhe më pas u largua.

 

Të fundit