Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Hapni negociatat...", Balla reagon pas apelit të PE-së: Shqipëria e meriton të ecë përpara

"Hapni negociatat...", Balla reagon pas apelit të PE-së:
Në foto: Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas apelit të eurodeputetëve ndaj Këshillit Europian, të cilët kërkuan miratimin e kornizave negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla përshëndeti iniciativën e eurodeputetëve, duke shtuar se përmes këtij reagimi ata njohin përpjekjet e gjithëanshme që janë bërë për plotësimin e të gjithë reformave.

“Përshëndes thirrjen e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike, anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, duke i kërkuar Këshillit miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e sotëm të Ministrave të Çështjeve Europiane.

Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anetarësimit në BE”, vlerësojnë eurodeputetët, duke nënvizuar përpjekjet e gjithëanëshme në reforma, në mënyrë të veçantë në fushën e drejtësisë, gjatë viteve të fundit, sikurse vlerësohet edhe në vlerësimin e Komisionit Europian”, shkruan Balla.

Të fundit