Flash News

Ditari i Maxhorancës

Humbi mandatin, Pandeli Majko reagon për herë të parë: Numrin tim personal e kalova në plan të dytë gjatë fushatës

Humbi mandatin, Pandeli Majko reagon për herë të parë:

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko reagon për herë të parë pas humbjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko bën përgjegjës veten e tij, pasi siç shkruan, gjatë fushatës numrin e tij personal në listën e kandidatëve, numrin 19, e kaloi në plan të dytë.

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!" Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!”, shkruan Majko.

Kujtojmë se Majko ishte i renditur i 19-ti në listën e socialistëve në qarkun e Tiranës, ndërsa PS mori vetëm 18 mandate deputetësh.

Majko mori 8785 vota preferenciale dhe i duheshin edhe mbi dy mijë vota për të thyer herësin.

 

Të fundit