Flash News

Ditari i Maxhorancës

I 23-ti në Tiranë theu herësin dhe siguroi mandatin, Xhafaj: Mirënjohje socialistëve të Tiranës

I 23-ti në Tiranë theu herësin dhe siguroi mandatin, Xhafaj:

Fatmir Xhafaj, ndonëse renditej i 23-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ka mundur të thyejë herësin dhe të rrëmbejë  mandatin e deputetit.

Tejet mirënjohës për të gjithë  ata qytetarë që e votuan, Xhafaj nëpërmjet një reagimi në Twitter i falenderon të gjithë për besimin.

MIRËNJOHJE! Kjo është fjala ime e parë në këto momente. Socialistëve që më dhanë kurajo dhe forcë ta çoj deri në fund këtë betejë! Të gjithë votuesve të qarkut që më vlerësuan për çfarë kam bërë në politikë, për çfarë unë jam dhe për çfarë ata besojnë se mund të vazhdoj të bëj”, shprehet Xhafaj.

Më tej ai falenderon ekipin e tij si dhe familjen që e mbështetën gjatë gjithë fushatës.

“Ekipit të jashtëzakonshëm që punoi intensivisht me mua gjatë këtyre muajve me shpresën e madhe se do ja dilnim. Dhe ja dolëm të bënim një fushatë tejet modeste në shpenzime, por të pasur në besim, në kurajo dhe në energji.

Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë. Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund!”, shton më tej ai.

Teksa ju referohet shifrave të bëra publike nga KQZ që dëshmojnë fitoren e tij, Xhafaj shprehet, “Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.

Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund!”.

Kujtojmë që PS në Tiranë ka siguruar gjithsej 18-të mandate.

Të fundit