Flash News

Ditari i Maxhorancës

I dënuar me burg për fshehje dënimi, por për Ramën Qerim Ismailaj është “shalqi me provë”

I dënuar me burg për fshehje dënimi, por për Ramën

Kryeministri Rama i ka thurur lavde kandidatit të tij për Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, pavarësisht se ky i fundit u dënua disa muaj më parë nga SPAK me 6 muaj burg për “Falsifikim të formularëve”.

Nga Mallakastra, Rama siç duket bëri një “sy qorr e një vesh shurdh” duke e quajtur Ismailajn një ‘shalqi me provë’. Kryeministrit nuk i ra ndërmend se Qerim Ismailaj fshehu dënimin me 3 vite burg në vitin 2000 në formularin e dekriminalizimit.

“Unë besoj se kandidatët tanë kanë dy avantazhe sepse e para janë kandidatë që janë shalqi me provë. Ky është shalqi me provë. Tani edhe kastraveci i mirë është për sallatë por shalqi nuk bëhet. Edhe kungulli i mirë është për byrek, por shalqi nuk bëhet. Qerimi ka dhe një avantazh tjetër, që ka dhe një shalqi tjetër më të madh me vete në Tiranë që është po me provë.

Të diskutosh zgjedhjen mes kandidatëve tanë dhe të zorrësh qorre është të mos jesh në rregull. Bylisi edhe në kategorinë e 7 të tjetë, me Bylisin do jesh. Edhe Real Madridi të vijë këtu, me Bylisin do jesh sërish se je tifoz”, tha Rama.

Qerim Ismailaj u denoncua nga Partia Demokratike për fshehjen e dënimit me tre vite burg nga formulari i dekriminalizimit. SPAK vendosi 6 muaj burg për kryebashkiakun e Mallkastrës, dënim që iu konvertua në 40 orë pune për ineteres publik.

Të fundit