Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi kibernetik në faqet qeveritare, reagon kryeministria: I pandodhur më parë, sistemi do të qëndrojë i mbyllur

Sulmi kibernetik në faqet qeveritare, reagon kryeministria: I pandodhur

Pas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrisë për sulmin kibernetik ndaj faqeve qeveritare dhe e-Albania.

Kryeminstria thotë se ky është një rast i pandodhur më parë, ndërsa shton se aksesi në faqet qeveritare dhe shërbimet e tjera online është mbyllur që të mos lejohet dëmtimi i sistemit të informacionit.

Sipas kryeministrisë, sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve. Ndërkohë AKSHI po punon me ekspertë për të shmangur ndërhyrjet.

Reagimi i kryeministrisë:

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.

 

Të fundit