Flash News

Ditari i Maxhorancës

I komunikoi largimin, Eglantina Gjermeni ia thotë Ramës në sy: Po iki para kohe

I komunikoi largimin, Eglantina Gjermeni ia thotë Ramës në sy: Po

Kryeministri Edi Rama njoftoi edhe largimin e ish-ministres së Zhvillimit Urban, dhe deputetes Eglantina Gjermeni nga grupi parlamentar.

Gjatë një takimi me gratë e grupit parlamentar të PS, ku prezent ishte edhe Vasilika Hysi, po ashtu e larguar një javë më parë, Gjermeni rrëfeu momentet e para kur mori vendimin për t’i hyrë politikës.

Ajo tha se po ikën nga politika para kohe.

“Trajneri më pati thënë në fillim se nëse ke emocione është diçka e mirë. Në momentin që të mos kesh emocione, atëherë duhet të ikësh nga politika”, tha Gjermeni.

Rama: Ti vazhdon të kesh emocione?

Gjermeni: Po, kam. Po iki para kohe se kam akoma emocione.

Ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme, përvojë e jashtëzakonshme. Çështjen e grave që e kam përzemër jam munduar ta ruaj e ta mbroj me fanatizëm. Më vjen mirë që jemi shumë gra të zonja që vetëm nder i bëjnë PS. Është një kontribut që dua ta vazhdoj në pjesën e mbështetjes dhe vlerësimit për gratë dhe vajzat”, tha Gjermeni.

Të fundit