Flash News

Ditari i Maxhorancës

I publikoi përplasjet me gazetaret, Rama-Bashës: King, vajzat ruaji nga Saliu e Likja, lëri montazhet prej skuthi

I publikoi përplasjet me gazetaret, Rama-Bashës: King, vajzat ruaji

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama pasi kreu i PD-së Lulzim Basha i publikoi përplasjet me gazetaret me mbishkrimin "Mendoni sikur të ishte vajza juaj".

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, mdërsa i kërkon më tej që vajzat e shqiptarëve t'i ruajë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

"Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!" shkruan Rama.

Të fundit