Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ia morëm LSI-së”, Blendi Klosin e nxjerrin fitues votat e kutisë së fundit në Berat

“Ia morëm LSI-së”, Blendi Klosin e nxjerrin fitues votat e

 

Përfaqësuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, Blendi Klosi, është shprehur entuziast për përmbysjen e rezultatit në kutinë e fundit të votave duke i marrë madatin LSI-së.

Nga 4 mandate që kishte PS në Berat në zgjedhjet e 2017-s, ka siguruar 5 dhe ka nxjerr deputet ministrin Klosi. Vetë ministri është shprehur për Report Tv se PS i ka marrë në Berat një mandat LSI duke shkuar në kuotën e 5 prej tyre. Ndërsa PD ka marrë dy mandate.
“Fitoren ia dedikoj qytetarëve të Beratit dhe njerëzve punëtorë që vlerësuan Edi Ramën” tha Klosi.

“Është fitore e PS dhe e Edi Ramës në gjithë Shqipërinë. Këtu në Berat ne morëm 5 nga 7 mandate. Kemi një ribashkim të së majtës, asaj të majte që ishte përçarë. Një garë dinjitoze, pa incidente dhe një garë e bukur që shkonte me rezultate kuti më kuti”, u shpreh ai pas fitores.

Të fundit