Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ibrahimaj tregon se deri kur do të jetë në fuqi Bordi i Transparencës, flet për nisjen e basteve sportive

Ibrahimaj tregon se deri kur do të jetë në fuqi Bordi i

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit, ku ka folur për Bordin e Transparencës, i cili përcakton prej muajsh çmimet e karburanteve në vend.

E pyetur se edhe për sa kohë do të funksionojë Bordi, ministrja tha se kjo strukturë do të jetë deri kur çmimet e karburanteve do të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.

“Do vijojmë të mbajnë bordin e karburanteve për sa kohë çmimet e karburanteve do të jenë më të larta se mesatarja. Kur të ulen këto çmime do të dalim nga funksionimi i këtyre bordeve”, tha Ibrahimaj.

Gjithashtu u pyet edhe se kur do të nisë lejimi i basteve sportive. Ministrja tha se me nisjen e vitit 2023, do të nisin edhe procedurat e miratimit të këtij ligji.

“Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara.

Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha ministrja.

 

Të fundit