Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Iki po gjetët më mirë se unë”, Rama nga Kavaja: Lulin ta puthësh në ballë, se buzët ja lamë Dash Shehit

“Iki po gjetët më mirë se unë”, Rama nga Kavaja:

Kryeministri Edi Rama nuk ndal sulmet në drejtim të opozitës, teksa u ndal në Kavajë për takim elektoral.

Rama tha se kreu i PD, Lulzim Basha ka rënë në duar të këqija, teksa ka përmendur aleatët e tij si Kryemadhin, Dulen, Idrizin.   

“ Kur ta gjeni një më të mirë iki i lumtur, po nuk iki unë se nuk mundesh ti, Rama ik është thelbi i hallit që ata kanë, hajde pra më mund he iki unë, jo ik thonë këta, ik ti se po vij unë. Jo mor Lul, po nuk është kaq kollaj kjo punë, jo mo Lul se të du shumë, të keqen e Lulit, ka rënë në duar të këqija që kur u nda me mua, e ka lidhur Monika këtu dhe i thonë s’kape dhe ai niset ndërsa këta të tjerët me 2 gishta. Rama nuk ka dalë për të kërkuar nuse, as nuk mërzitet hiç fare se nuk e pëlqen për dhëndër, ama taksa ngeli zero, TVSH ngeli zero, ndërsa me Lulin ti e nxjerr nga televizori, e merr në shtëpi dhe i paguan edhe taksë.

Unë mendoj që është budallallëk i madh. Këtu nuk është Luli, se Lulin ta puthësh në ballë, se buzët ja lamë Dash Shehit për sot, këtu është Monika, se me Monikë, përveç taksës në shtet, do paguash taksën e LSI-së, ajo është kiamet pastaj. Këtu është Iliri, pastaj vjen Mediu, pastaj Idirizi, pastaj Dulja. Shpëtimi del me sytë e kuq, ai i ka se fle deri më 2 të pasdites, po ai del që të thonë se ky hëngri Dulen. Të dy janë ngjit te lista e Tiranës te PD, të dy dalin me nr. 9 se të dy bashkë bëjnë një 99”, tha Rama.

Të fundit