Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ilir Beqaj jashtë Kuvendit, sa vota preferenciale ka deri tani

Ilir Beqaj jashtë Kuvendit, sa vota preferenciale ka deri tani

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj duket shumë larg thyerjes së herësit në Qarkun e Shkodrës për të marrë mandatin e deputetit. 

Deri tani Beqaj ka marrë 2350 vota, teksa janë numër 290 kuti nga 411në total. Dy emrat para tij, Paulin Sterkaj dhe Beneti Beci duken shumë para Beqajt me vota preferenciale. Sterkaj deri tani ka 5406 vota, ndërsa Beci ka 4886 vota. Kandidatja tjetër Edona Bilali deri tani ka 1945 vota preferenciale, por vendin e saj Beqaj nuk mund ta marrë dot për shkak të kuotave gjinore.

Ish-ministri i Shëndetësisë nuk arriti të merrte dot një mandat deputeti nga renditja, pasi ishte i katërti në lisatën e PS-së në Qarkun e Shkodrës, ku socialistët arritën të merrnin vetëm tre mandate. Ilir Beqaj ishte caktuar dhe drejtues politik i PS-së në kryeqendrën e veriut.

Ilir Beqaj jashtë Kuvendit, sa vota preferenciale ka deri tani

Të fundit