Flash News

Ditari i Maxhorancës

Incidenti i sulmit fizik të Berishës, reagon Rama

Incidenti i sulmit fizik të Berishës, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u sulmua fizikisht në protestë.

Rama ka dënuar sulmin e Berishës teksa thekson se dhuna nuk është mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi.

"Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit,"- thotë Rama. Ndërkohë, Berisha e cilëson Ramën si organizatorin kryesor dhe thotë se ai do të qëndrojë duar jashtë, por është organizatori.

“Edi Rama është organizatori i këtyre sulmeve. Do të qëndrojë duar jashtë, por është organizatori 100%.
Sa i përket komentit tjetër, në betejën e opozitës kam po ato fjalë që thashë aty në miting dhe do t’i them dhe më fuqishëm sepse qëndrimet, përdorimi i korrupsionit të Edi Ramës dhe Sorosit për të ndihmuar Edi Ramën duke goditur opozitën është akt jashtëzakonisht i rëndë dhe në këtë kontekst ky është qëndrimi im i palëkundur”,
tha Berisha ndër të tjera, lidhur me ngjarjen.

Të fundit