Flash News

Ditari i Maxhorancës

Incidenti në Gramsh e Poliçan, Çuçi: Nuk mund t’u vëmë çdo turisti agjent nga pas

Incidenti në Gramsh e Poliçan, Çuçi: Nuk mund

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur për incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit dhe atë të Poliçanit, ditët e fundit.

Në një konferencë për mediat, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministri i Brendshëm tha se nuk mund t’i vihet agjent nga pas çdo turisti, por masat nisin në momentin që ata shkelin ligjet.

“Të gjitha këto objekte të fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentin që ai shkel një nen të Kodit Penal, ai do të fillojë procedimin ndaj tyre. Minimalisht ai ka bërë një agresion ndaj një personi me uniformë. Kjo është shkak ë të detyron hetimin e thelluar.

Nuk mund t’u vëmë agjent nga pas çdo turisti. Nuk është ky rasti. Shteti vepron në varësi të reagimeve të çdo turisti, qoftë ky me pasaportë ruse”, tha Çuçi.

 

Të fundit