Flash News

Ditari i Maxhorancës

Incidenti në Kavajë, Balla: Kryetari i bashkisë më konfirmoi se autori i dyshuar nuk ka lidhje me bashkinë

Incidenti në Kavajë, Balla: Kryetari i bashkisë më konfirmoi

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se kryetari i bashkisë i ka konfirmuar se personi i akuzuar për të shtënat në Kavajë, Ndricim Jonuzi nuk ka lidhje me bashkinë.

Balla: Mua më konfirmuar kryetari i bashkisë se personi i akuzuar për të shtënat në Kavajë nuk ka lidhje me bashkinë. Këta për 5 minuta nxorën versionin e ngjarjes. Le të presim që të zbardhet ngjarja.

Për mua kjo ka qenë një fushatë e qetë dhe normale. Krahasuar me vitet e shkuara po bëjmë një fushatë normale dhe që po i bën nder gjithë palëve. Unë u kërkojë gjithë palëve që të angazhohen që të njohin rezultatin dhe të respektojnë vullnetin e sovranit.

Të fundit