Flash News

Ditari i Maxhorancës

Incidenti në Kavajë, Rama: Po u shfaqa në një foto me Bylykbashin, s'do të thotë se jam spiun i PD-së

Incidenti në Kavajë, Rama: Po u shfaqa në një foto me

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar plagosjen e zyrtarit të PD-së mbrëmjen e djeshme në Kavajë, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të shfrytëzojë një ngjarje banale për të përfituar.

Teksa po komentonte foton e publikuar sot nga PD ku autori shfaqej në krah të kryebashkiakut të Kavajës, Rama tha se ajo nuk tregon asgjë duke bërë një krahasim me veten e tij.

“Ngjarja në Kavajë ishte zënkë ordinere dhe nuk kishte asnjë lidhje me asnjë komponentë të fushatës elektorale dhe u shfrytëzua direkt nga PD siç ka ndodhur gjithmonë. Këtë herë nuk ishte Sali Berisha por Luli. Është komplet kukull e Berishës. Ilir Meta nga ana tjetër u soll si prokuror dhe jo si president. Ndërkohë doli burri botës dhe foli vetë. Pse nëse unë shfaqem në një foto me Bylykbashin, kjo do të thotë se Bylykbashi është anëtar i PS-së, apo unë jam spiun i PD-së”, tha Rama në Euronews Albania.

Kryeministri shtoi më tej se situatat e tensionuara po krijohen kryesisht nga LSI që sipas tij do të marrë një rezultat shumë të dobët në zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit