Flash News

Ditari i Maxhorancës

Incidenti në zyrën e PD, kandidati i PS në Kavajë: E kam takuar autorin

Incidenti në zyrën e PD, kandidati i PS në Kavajë: E kam

Kandidati i PS për Kavajën, Etjen Xhafa ka komentuar sërish ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kavajë, ku një simpatizant i PD u plagos me armë në këmbë nga një person me precedent të mëparshëm penalë, Ndriçim Jonuzi ne zyren elektorale te PD.

I ftuar në ‘Real Story’, Xhafa thotë se autorin e ka takuar, por mohon të jetë militant i PS siç denoncon PD. 

Ngjarja e ndodhur dje ishte e tmerrshme. Asnjë aktivist nuk duhet që të dëmtohet në fushatë. Ata janë kundërshtarët tanë, jo armiqtë tanë. PD u rreshtua lehtësisht sikur shtabi elektoral i PS është organizuar dhe ka bërë këtë veprim. Ne si PS jemi shprehur për durim dhe për t’u qetësuar. Basha erdhi rrëmbimthi.

Këtë person e kam takuar, në një pjesë njerëzish të Bashkësisë Myslimane, por nuk e njoh nga afër. Dje isha për iftar për Gosë. Kur je kandidat për deputet, shkon për të folur me njerëzit, por nuk është aktivist i PS-së. PD do ta përdorë Kavajën për mish për top, ndërsa ne bëjmë thirrje për qetësi. Të shkojmë më 25 prill të shkojmë si shqiptarë”, deklaroi Xhafaj.

Të fundit