Ditari i Maxhorancës

“Injektoi ujë biologjik”, Rama u përgjigjet skeptikëve pas vaksinimit: Do bëj transparent antitrupat

“Injektoi ujë biologjik”, Rama u përgjigjet

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur skeptikëve, pasi injektoi ‘live’ dhe ndër të parët persona në Shqipëri vaksinën anti-Covid-19.

Gjatë fjalës së tij në kuvend, Rama u përgjigj skeptikëve që kanë deklaruar se ka injektuar ujë biologjik dhe jo vaksinën se do të bëjë transparent antitrupat, për të vërtetuar efektin e deritanishëm.

Bisedova edhe me ministren që pjesa që ka bërë vaksinën do kthehet për dozën tjetër, kushdo që është i gatshëm , unë po, besoj do ketë të tjerë të bëjë transparencë për antitrupa. Për të parë nëse është marrë dhe vaksina ka bërë efektin e parashikuar.

Kam parë që ka pasë analistë të rangut të lartë që kanë hedhur idenë se kam injektuar me ujë biologjik.

Është nivel analize shumë i lartë për ne njerëzit e zakonshëm, është oportune që të ndjehen të garantuar nga faktet.

Përtej vështirësive në gjithë këtë përpjekje që po mbush vitin, Shqipëria mbetet histori pozitive, në raport me çfarë mund të ndodhte nëse do kishim po ato spitale, atë kapacitet të mbrojtjes së mjekëve që gjetëm 7 vjet më parë. Kam parasysh edhe raportin e shifrave mes vendit tonë e tjera të rajonit”, u shpreh Rama.

Ditari politik

Të fundit