Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi në BE, Ahmetaj: Ka një sinjal të fortë, ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë

Integrimi në BE, Ahmetaj: Ka një sinjal të fortë, ne i kemi

Zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj e interpretoi si sinjal pozitiv për integrimin në BE, vizitën e ministres së Gjermanisë për Europën Anna Luhrmann në Tiranë dhe Shkup.

Në një konferencë të përbashkët, Ahmetaj u shpreh se Shqipëria i ka bërë 'detyrat e shtëpisë', ndërsa shprehu keqardhje që drita jeshile nuk është dhënë ende.

Ai tha se Komisioni Europian prej tre vitesh konfirmon se kushtet janë përmbushur nga ana e Shqipërisë, ndërsa shpresoi se një përgjigje pozitive do të jepet 6 muajt e ardhshëm.

“Vizita e ministres në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, është vizita e tretë në Shkup dhe Tiranë janë një sinjal tejet domethënës, i fortë. I shpreha keqardhjen ministres se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë.

Sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të ngrejë një problematikë që ta pengojë hapjen formale të negociatave. Megjithëse Komisioni ka tre vite rresht që konfirmon se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë. Megjithëse edhe në KiE është pohuar e njëjta gjë. Në gjashtë muajit e ardhshëm shpresojmë që të kemi hapjen formale të negociatave”, tha Ahmetaj.

 

Të fundit