Ditari i Maxhorancës

Integrimi/ Rama: Ne i kemi bërë detyrat; Varhelyi: Është qershori i vendimeve, po punojmë edhe pas kuintave

Integrimi/ Rama: Ne i kemi bërë detyrat; Varhelyi: Është
Oliver Varhelyi, Edi Rama

Gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, Kryeministri Edi Rama i qëndroi deklaratës së tij se Shqipëria i ka përmbushur kushtet, pro drita jeshile nuk i është dhënë për shkak të problemeve të brendshme të BE-së. Ai tha se ka ende rrugë për të bërë , ndërsa u shpreh se ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet ët zgjidhet.

"Përgjigja ime mbetet po ajo që ka qenë. Ne e para ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësisht. Nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli apo Haga, por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm.

Detyrat e shtëpisë së BE janë rruga për të modernizuar shtetin tonë dhe për ta bërë Shqipërinë europiane në sistemin e saj të drejtësisë dhe në çdo element. Për sa kohë Komisioni Europian prej tre vitesh na ka thënë se detyrat i keni bërë si duhet dhe i ka kërkuar Këshillit Europian të pranojë dhe të hapë më tutje fazën e tjetër të procesit”, tha Rama.

Lidhur me këtë çështje, pra nëse negociatat po bllokohen nga Bullgaria, Varhelyi tha se po punohet edhe pas kuintave për ta zgjidhur këtë çështje, duke e konsideruar këët si një muaj kritik.

"Ashtu siç e thashë, ky muaj është një muaj kritik. Është qershori i këtyre vendimeve, do duhet të merren këto vendime. Ne po punojmë vërtet fort, edhe në këto momente, pas kuintave. BE dhe KE janë të përkushtuar të gjejnë zgjidhje, por është ende shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë. Ne duam që kjo gjë të ndodhë", u shpreh ai.

Në fillim të fjalës tij, Rama  shkëmbeu batuta me komisionerin, teksa tha se Varhelyi ndihet mirë që “maskat” e Bruskelit i hoqi në Tiranë. Kryeministri shtoi se BE e ka bërë atë çka i takon dhe se tashmë është radha e Shqipërisë.

“Ishte një kënaqësi sepse më në fund takimi nuk ishte virtual, sepse ne kemi mundësi ti mikëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj se edhe Komisioneri dhe delegacioni ndihet mirë që ‘maskat’ e Brukselit i hoqi në Tiranë. Ky është një nga ato momente ku duhet ta pranojmë që Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian, të vetën e ka bërë plotësisht, na takon ne të bëjmë tonën”, u shpreh Rama.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit