Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi/ Rama takon sot kryeministrin holandez, axhenda

Integrimi/ Rama takon sot kryeministrin holandez, axhenda

Kryeministri Edi Rama do të takojë sot homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Takimi është parashikuar në orën 18:30. Në përfundim të tij, rreth orës 19.00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Pritet që fokusi i takimit të jetë integrimi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, por dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor.

Holanda ka qenë skeptike për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë, por rreziku për destabilitet në Ballkan, ka bërë që procesi të marrë tjetër kthesë.

Vendet e BE-së kërkojnë që të nisin sa më shpejtë negociatat me Shqipërinë dhe MV. Rama ishte sot në Hagë, ku u takua me zyrtare të lartë të Gjykatës Ndërkombëtare.

 

 

Të fundit