Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ishte dikur Tirana", kryeministri poston videon me kujtimet e tij në politikë; rrëfimet e Aneta dhe Linda Ramës

"Ishte dikur Tirana", kryeministri poston videon me kujtimet e tij
Aneta dhe Linda Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në ditën e fundit të fushatës elektorale, që përmbledh aktivitetin e tij politik. Ai sjell në vëmëndje kujtimet, nga koha kur ishteministër i Kulturës, kryebashkiak i Tiranës dhe ato që pasojë nga viti 2013, kur mori drejtimin e vendit. Krahas videos, kryeministri shkruan: Ishte dikur Tirana.

Në videon, e cila përmbledh rrugëtimin e tij politik janë edhe fjalët e nënës së Aneta Ramës dhe bashkëshortes, Linda Ramës.

"Edi është djalë që do dëshironte çdo nënë ta kishte. Rama ka forcën dhe vullnetin ta çojë këtë vend përpara", shprehet nëna e Ramës, e cila nuk jeton më.

Ndërkohë bashkëshortja e tij Linda thotë se ajo që e tërheq më shumë nga Edi Rama është "ndjeshmëria". Në video ka edhe një fragment të shkëputur nga fjala e Linda Ramës në një nga aktivitetet e PS.

Rama përmend shprehjen e famshme të Winston Churchill: Për çmimin e suksesit, nuk do të ishte keq t’i referohesha shprehjes legjendare të Winston Churchill që thotë: Gjak, djersë dhe lot.

Të fundit