Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ishte një qen që lehte”, Rama ironizon kritikët për raportet e tij me Kurtin: Kërkojnë të fusin xixa mes nesh

“Ishte një qen që lehte”, Rama ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë gjatë mbledhjes së përbashkët Shqipëri –Kosovë sot në Prishtinë, sa i përket marrëdhënieve të tij me homologun Albin Kurti.

Rama i ka krahasuar kritikët me një qen që sipas tij pushoi së lehuri gjatë këndimit të himneve, ndërsa sipas tij nuk ka raporte të acaruara mes tyre siç është komentuar vazhdimisht në media.

“Faleminderit për ndalimin e shiut, se ka pas reshje 20 minutëshe. Ishte një qen që lehte para këndimit të himnet, mirëpo pas këndimit të himneve edhe qeni nuk lehu më, çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin xixa mes nesh dhe të shohim me patjetër ceshtje të hapura mes meje dhe homologut.

Nuk ka të tilla sepse ne jemi shumë të hapur dhe për ceshtje që nuk merremi vesh kemi kënaqësinë e madhe ti ndajme duke u marrë vesh të mos merremi vesh”, tha Rama.

 

Të fundit