Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Jam vonë, më duhet të lëviz"/ Rama mbron Muzhaqin: Është thjesht mungesë eksperience

"Jam vonë, më duhet të lëviz"/ Rama mbron

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ministre së Shtetit për Fëmijët dhe Rininë Bora Muzhaqit. Reagimi i kësaj të fundit, pais u pyet për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier dhe abuzimet ndaj fëmijëve shkaktoi reagime dhe kritika.

Ajo refuzoi të jepte një opinion, duke u shprehur se nuk ka kohë, ndërsa më pas reagoi përmes rrjeteve sociale ku tha se qëndrimi i saj ishet keqkuptuar dhe se dëshironte që në këtë rast të flisnin ekspertët e fushës.

Kryeministri tha për “Të Paekspozuarit” se qëndrimi i Muzhaqit është thjesht për shkak të mungesës së eksperiencës. Ai shtoi se ka besim te puna e Muzhaqit.

“E para e punës njëherë ajo është thjesht mungesë eksperience. Ajo është ministre e Rinisë dhe e Fëmijëve, ajo po punon dhe unë kam shumë besim në atë që do të bëjë ajo. Momente fatkeqe me mediat kanë pasur edhe të tjerë më herët, madje me shumë eksperiencë, është thjesht mungesë eksperience”, tha Rama ndër të tjera.

Të fundit