Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Jeni llum i partisë”/ Bilali flet për ‘krisjet’ në Bashkinë Shkodër: Një pakicë sheh interesat e veta

“Jeni llum i partisë”/ Bilali flet për

Edona Bilali, ish-drejtuese e Qarkut të Shkodrës, ka folur për përplasjet në bashki ku Bilali i ishte drejtuar një pjese të anëtarëve të partisë duke i quajtur ‘llum’.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Bilali ka sqaruar se gjithmonë ka mos-dakordësi për vendime brenda Këshillit. Bilali u shpreh se një pjesë e anëtarëve të PS-së në Shkodër shohin interesat e veta dhe jo të qytetarëve duke bojkotuar edhe mbledhjet.

“Nuk është hera e parë ka mos-dakordësi për vendime të cilat duhen të merren brenda këshillit. Një pakicë sheh interesat e veta, jo të mirën publike. Ata nuk janë Partia Socialistë as kjo qasje nuk është qasje e PS-së në Shkodër. PS nuk do të vinte kurrë interesin e qytetarëve para një interesi partiak. Në rastin konkret nuk ka interes partiak, se mos dhënia e ndihmës ekonomike është në kulmin e humanes dhe njerëzores. Revolta ishte për faktin e ndihmës ekonomike.  Nuk duhet të bojkotosh mbledhjen. Një qasje e tillë nuk përfaqëson PS-në”, u shpreh Bilali.

 

 

Të fundit