Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Jo shi, po gurë të bien nga qielli",  Rama mbyll sot fushatën elektorale në Tiranë: Faleminderit patronazhistëve

"Jo shi, po gurë të bien nga qielli",  Rama mbyll sot
Kryeministri Edi Rama

Partia Socialiste do të mbyllë sot fushatën elektorale në Tiranë, me një aktivitet që do të zhvillohet në orën 18.00 te sheshi "Skënderbej". Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se, "jo shi, po gurë të bien nga qielli" aktiviteti do të zhvillohet siç është parashikuar.

Ai ka falenderuar patronazhistët, çështja e të cilëve ka ngjallur një debat publik, pasi janë bërë publike të dhënat personale të qytetarëve.

Duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha për lapsuset e tij, Rama thotë: Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4x3=12) është një trokitje në derën e të ardhmes.

Të fundit