Flash News

Ditari i Maxhorancës

Greva në Rinas, Rama: Disa kontrollorë do rikthehen në punë, nesër mbërrin edhe një grup nga Greqia

Greva në Rinas, Rama: Disa kontrollorë do rikthehen në punë,

Trafiku ajror shqiptar do të menaxhohet jo vetëm, nga turqit, por nga nesër edhe nga grekët,

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ABC deklaroi se nesër mbërrijnë  edhe kontrollorë nga Greqia dhe bashkë me turqit do punojnë për të zëvendësuar kontrollorët shqiptarë që u ngritën në grevë pas uljes së pagës.

Rama tha se një pjesë e kontrollorëve që protestuan do të rikthehen nesër në punë.

“Një pjesë e tyre në bazë të thirrjes që kam bërë janë kthyer të gatshëm për të filluar punën, nesër besoj do rikthehen. Kjo punë nuk mbaron me kaq se do bëhet një proces i vëmendshëm.

Vazhdimësia e punës është e garantuar, kemi pasur përgjigje dhe nesër mbërrijnë një grup tjetër kontrollorë të Greqisë. Turqit e grekët do punojnë bashkë, do jetë edhe moment për shkëmbim eksperiencash. Ta do qëndrojnë këtu dhe është solidariteti në kushte të rënda, të pakuptueshme për askënd”, tha Kryemninistri.

Të fundit