Flash News

Ditari i Maxhorancës

Juglindja prej një jave në izolim, Rama: Lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje është zero

Juglindja prej një jave në izolim, Rama: Lidhja e korrupsionit me

Pas talljeve me banorët e juglindjes, që vijojnë të mbeten të izoluar nga shembja e aksit Librazhd-Pogradec, Rama ka mohuar që shkak të jetë korrupsioni.

Kryeministri pretendoi se rrëshqitja e rrugës nuk ka lidhje me punimet pa kriter, por me gjeologjinë.

“Lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje është zero. Ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja nuk ka afektuar aksin e ri, por rrugën e vjetër. Në një vend ku terreni malor janë afektuar ndjeshëm, siç kanë ndodhur në shumë vende, për shkak të reshjeve intensive të këtij dimri. ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa emergjence, policia e shtetit prani 24 orë për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugës alternative nuk është ndalur asnjë minutë. Duhet garantuar stabilizimi i thelluar për t’i dhënë fund një herë e mirë problemit”, tha Rama.

 

Të fundit