Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ka marrë vetëm 96 vota, kandidatja e PS i kërkon KQZ-së pamjet filmike të Tiranës

Ka marrë vetëm 96 vota, kandidatja e PS i kërkon KQZ-së
Ermonela Felaj

Pas PD dhe LSI, kandidatja e PS, Ermonela Felaj i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i dorëzohen pamjet filmike të qendrave të numërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Ajo garon në këtë qark dhe deri më tani ka siguruar vetëm 96 vota, ndërsa numërimi vijon. Kandidatja më e votuar në Tiranë është nga radhët e PS-së, Belinda Balluku. Ndërsa nga PD është Belind Këlliçi.

Të fundit