Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla "i trembet" mocionit të opozitës: Ka shumë superçështje

Balla "i trembet" mocionit të opozitës: Ka shumë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke vënë në dukje se kërkesa e opozitës për mocion debat nuk respekton përcaktimet e nenit 98 të Rregullores së Kuvendit.

Duke folur për mediat, Balla në vend që të përballet me përmbajtjen e kërkesës, Balla zgjodhi të kapet me mënyrën se si janë përcjellë këto kërkesa, duke thënë se mocioni përmban gjashtë çështje të gjera, të cilat përfshijnë nënçështje të shumta, duke e bërë të pamundur trajtimin e tij si një mocion i përqendruar në një temë të vetme, siç kërkohet nga rregullorja.

"Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sërë mekanizmash në funksion të deputetëve/grupi deputetësh apo Grupit Parlamentar për të ushtruar mbikëqyrje të ekzekutivit. Jo pa shkak Kuvendi ka përcaktuar në nenin 98 mocionin për një arsye të veçantë dhe konkrete. Duke qenë se kërkohet mirëkuptim, do të keni gjithmonë mirëkuptimin tonë.

E lexova mocionin në të cilin ka 6 superçështje, ku në secilën ka shumë nënçështje. Rregullorja thotë një çështje. Në kërkesë ju caktoni disa makroçështje.

Mjaftojnë dy çështjet e para që listoni të cilat përfaqësojnë dy superçështje të mëdha me shumë nënçështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe më pas vazhdon me kriminalizimin e politikës shqiptare. Pra, z. kryetar, jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit. Në të kaluarën kemi bërë debat dhe jemi dakordësuar që të hartohet mocioni për një çështje të caktuar.

Dy javë pas seancës së diskutimit të programit të qeverisë dhe përbërjes ne e quajmë pikë të ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 superçështje dhe asnjë çështje të veçantë. Jeni të mirëpritur ta risillni të modifikuar vetëm në një çështje.

Nuk e thotë rregullorja që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi", deklaroi Balla.

Të fundit