Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kaloi nga Rama te Basha/ Kush është ish-kandidati i PS-së që u arrestua për aferat me pronat në Durrës

Kaloi nga Rama te Basha/ Kush është ish-kandidati i PS-së që

Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit te Kadastra e Durrësit ku u arrestuan pesë persona. Një nga të arrestuarit është edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH.

Ai kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. Më pas në zgjedhjet e 25 prillit 2023 kapërceu nga PS për tek PD. Më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të reperit Noizy, ku ai mbeti i plagosur.

Ardit Kërtusha, së bashku me ish-drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Leonard Kadrimi dhe një zyrtar tjetër me inicialet M. Z., në kërkim, dyshohet se duke shpërdoruar detyrën në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme, bën të ditur Prokuroria. Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, të dy banues në Durrës, akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Të fundit