Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kaosi ‘zgjon’ ministrin e Brendshëm, kërcënon me kallëzim penal opozitën

Kaosi ‘zgjon’ ministrin e Brendshëm, kërcënon me

Tensionet, kaosi, përplasjet, debatet duket së kanë zgjuar nga gjumi ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili kur bëhet fjalë për ngjarje të rënda që cenojnë sigurinë dhe rendin e qytetarëve, nuk bën asnjë reagim.

Hoxha iu drejtua demokratëve me një gjuhë të vrazhdë duke iu folur për Prokurori dhe kallëzim penal, pas tensioneve që u krijuan në Kuvend.

“Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Garda po kryen detyrën. Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, do të bëjmë kallëzim penal”, deklaroi Hoxha.

Por, ky ishte kërcënimi i dytë që iu bë opozitës, pas Elisa Spiropalit e cila haptazi kërcënoi deputeten Elda Hoti, me pretendimin se kjo e fundit, kishte hedhur benzinë në Kuvend.

“Keni bërë një krim, erdhët me shishe benzine me vete, keni rrezikuar jetën e deputetëve, dilni jashtë, jeni e përjashtuar, me ju do merret Prokuroria dhe SPAK duhet të merret me ju. Garda të verifikojë materialin që kishte me vete zonja Hoti”, tha Spiropali.

 

Të fundit