Flash News

Ditari i Maxhorancës

Këshilli shqyrton mandatin, Rama merr në mbrojtje Xhaçkën: Vendi ka nevojë për kampionët e vetë

Këshilli shqyrton mandatin, Rama merr në mbrojtje Xhaçkën:

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve demokratë për t’i hequr Olta Xhaçkës mandatin e deputetes.

Teksa socialistët dhe demokratët janë ‘përplasur’ për statusin e investitorit strategjik që në fakt e përfitoi bashkëshorti i Xhaçkës, por që edhe vetë ministrja del përfituese nga fitimet e biznesit, vetë ministrja është shfaqur krah kryeministrit Rama në një konferencë për shtyp.

Rama dhe Xhaçka ndodhen bashkë përballë gazetarëve ku kryeministri po flet për çështjet aktuale dhe jo vetëm siç është integrimi apo kriza në vend.

Nga ana tjetër, këshilli është duke shqyrtuar mocionin e demokratëve për mandatin e Xhaçkës. Bazuar në kërkesën e tyre, bashkëshorti i Xhaçkës dhe ministrja kanë përfituar tokë shtetërore dhe janë planifikuar lehtësime dhe mbështetje për hotelin me 5 yje.

I pyetur për statusin e investitorit strategjik për të cilin akuzohet edhe ministrja si përfituese, Ram tha se do të donte të kishte më shumë të tillë, teksa mori në mbrojtje ministres duke thënë se “çdo vend ka nevojë për kampionët e vetë”.

“Unë jam shumë i lumtur për investimet e huaja. Por unë nuk hyj tek ata që i shohin të huajt si kategori e parë dhe vendasit të dytë. Unë mendoj se çdo vend ka nevojë për kampionët e vetë. Kjo e të afërmve është një e këngë që e kam dëgjuar gjithë jetën dhe e di që as nuk do të ndalet dhe as nuk do të ndryshojë. Nuk kam se çfarë përgjigje t’i jap se dëgjoj lloj lloj broçkullash”, tha Rama.

Të fundit