Flash News

Ditari i Maxhorancës

Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës mblidhen në selinë e PS

Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës

Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në bashkinë Tiranë pritet të mblidhen sot në orën 17:00 në selinë qendrore të PS.

Në këtë mbledhje do të diskutohet strategjia për nisjen e procedurave të shkarkimit të kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, një hap i cili do t’i hapte rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në qytet.

Kryeministri Rama në Asamblenë Kombëtare u shpreh qartë për nevojën e një rinovimi në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa propozoi si kandidate të re Ogerta Manastirliun.

Të fundit