Flash News

Ditari i Maxhorancës

“KFOR-i të marrë në kontroll veriun”, gazetarja i krahasoi deklaratat kontradiktore, shmanget Rama

“KFOR-i të marrë në kontroll veriun”, gazetarja i

Pas sulmit të së dielës në Banjskë të Zveçanit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.

 “KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun. Çdo hezitim dhe vonesë dhe me argumentin e orëve të fundit se kemi apo jo trupa mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më të madhe në trupa dhe vështirësi. Prandaj jam këtu sot dhe më vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova KFOR-in në veri. Më vjen mirë që dje presidentja Osmani ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për draftin e asociacionit. Nuk di cili është mendimi i aleatëve strategjikë për këtë kërkesë, por në thelb kërkesa është pozitive dhe është një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës”, tha Rama në një konferencë për shtyp sot me gazetarët.

Po ashtu, Rama është pyetur në lidhje me deklaratat që nxirrnin në pah një kontradiktë të tij, pasi në një postim në 'Twitter' në 19 Qershor, ai shkruante se “nëse situata agravohet duke rikthyer KFOR-in, atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë kontrollit formal të shtetit mbi të gjithë territorin.”

Rama në vend që të përgjigjet, ka zgjedhur t’i shmanget përgjigjes.

"Nuk jemi ende aty, por mund të shkojmë aty. E shikoni ju se çfarë ndodh është dicka, që e thashë kuk duhet mencuri e vecantë, as nuk duhet dhunti për të parë të ardhmen, duhet vetëm përqëndrim te vija historike, e te vija e sjelljes së aktorëve në fushë kështu që akoma nuk jemi aty, nëse nuk ka reagim, do shkojmë aty, nuk ka ndryshe.

Me FB dhe me kolltuk në klubet e natës, mund të nisësh helikopterët, raketat e mund ta shkatërrosh armikun. Në realitetin e gjeo-politikës edhe të ballafaqimit të sotëm, punohet me strategji dhe punohet me mencuri dhe me diplomaci."-u përgjigj Rama.

 

 

Të fundit