Flash News

Ditari i Maxhorancës

KiE bojkotoi darkën e shtruar, reagon Rama: Fjalimi u ra si rrufe në qiell të hapur, nuk u ndjenë mirë

KiE bojkotoi darkën e shtruar, reagon Rama: Fjalimi u ra si rrufe në

Darka e organizuar nga kryeministri Edi Rama mbrëmë pas takimit të Këshillit të Evropës, u bojkotua nga disa përfaqësues shtetesh të pranishëm.

Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke thënë se arsyeja e bojkotit ishte fjalimi i tij në KiE. Kryeministri shkruan se fjalimi i tij ‘iu ka rënë si rrufe në qiell të pastër’, teksa kritikon nga ndërkombëtarët për raportin e bërë dikur për Dick Martyn.

Kreu i qeverisë nuk kursen as sulmet ndaj opozitës, së cilës i drejtohet si e djathta e rublave.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!”, shkruan Rama.

 

Të fundit