Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kolonjë/ Rama s’i ndahet opozitës: Del Sali gogoli dhe flet për vdekje

Kolonjë/ Rama s’i ndahet opozitës: Del Sali gogoli dhe flet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Kolonjë takimin e radhës elektoral, ndërsa ka sulmuar sërish opozitën.

Sipas Ramës, opozita infekton vazhdimisht njerëz, për shkak të grumbullimeve në mitingje.

Ata cdo ditë infektojnë njerëz. Cfarë mund të kërkosh më shumë. Kanë dalë rrugën me një medemek program.

Turp, s’ka më turp. Të dalësh të flasësh dhe tu kthehesh njerëzve që kanë qenë në ankth për ato vaksina. Del Gjino dhe flet për viktima, se normal i ka thënë ai, po ti pse nuk flet për këto.

Vjen tërmeti këta bëhen me tërmetin, vjen virusi këta bëhen me virusin. Si nuk u bënë njëherë me Shqipërinë këta. Të paktën të mos shpifin.

Vaksina merrka jetë, vaksina shpëton jetë dhe shyqyr më në fund të moshuarit dalin nga shtëpitë dhe takojnë fëmijët e tyre pa pasur frikën se mund të infektohen. Dhe tani del Sali, gogoli digjital dhe flet për vdekje”, tha Rama.

Të fundit