Flash News

Ditari i Maxhorancës

Komisioni Hetimor, propozimi i Brahos: Anëtarët të mos prononcohen për mediat, të merren si provë deklaratat e Metës me video

Komisioni Hetimor, propozimi i Brahos: Anëtarët të mos

Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, Spartak Braho ka propozuar në mbledhjen e parë që kolegët e tij në këtë komision të mos prononcohen për mediat.

Po ashtu, ai kërkoi që të merren si provë deklaratat e Metës jo vetëm me shkrim, por edhe ato me video.

Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti është kështu apo ashtu, Të caktohet dikush që të flasë për mediat. Ne do të na nevojitet të njohim jo vetëm deklarimet e Presidentit, por edhe filmimet, nuk i duam vetëm të shkruara duhet të kemi tabelën e të shohim publikisht të gjitha imazhet që akuzohet Presidenti. Kjo është më mirë për ne kur i shohim, dëgjojmë, por edhe për publikun”, tha Braho.

Ndërkohë, Hyseni u shpreh se edhe pse Kushtetuta nuk e ndalon një gjë të tillë, ky rregull do të respektohet nga të gjithë anëtarët për shkak të situatës delikate.

 

Të fundit