Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koncesioni i sterilizimit, Ilir Beqaj flet pas 9 orësh në SPAK: Sugjerova të kryhen hetime të tjera

Koncesioni i sterilizimit, Ilir Beqaj flet pas 9 orësh në SPAK:

Ish-ministri i Shëndetësisë,Ilir Beqaj ka folur për mediat pasi doli nga SPAK ku qëndroi dhe u mor në pyetje prej 9 orësh.

Ai tregoi se për çfarë ishte pyetur sot ndërsa shtoi si ka sugjeruar që të kryhen hetime të tjera.

 “Që nga data 20 nëntor jam një person nën hetim. Kam deklaruar se jam në dispozicion të hetimeve. Patën një seancë pyetjes, kryesisht për ato që jam pyetur dhe më parë. Përveç përgjigjeve kërkuam hetimin e disa gjëra të reja shtesë. Vë theksin se gjatë kohës së auditimit nga KLSH nuk kam qenë ministër.”, tha ai.

Kujtojmë se Ilir Beqaj akuzohet për koncesionin e sterilizimit, ku ndër të tjera tha se gjatë kohës së auditimit ai nuk ka qenë ministër.

 

 

Të fundit