Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat për ceremoninë e Luzia Gegës, Rama: S’duan t’ia dinë për faktet

Kritikat për ceremoninë e Luzia Gegës, Rama: S’duan

Ceremonia e nderimit të sportistes Luiza Gega e cila u shpall pak ditë më parë kampione Evrope në 3 mijë metra me pengesa në Mynih, u shoqërua sot nga kritika të shumta kundrejt qeverisë.

Reagimet erdhën pasi nderimet për Gegën vijnë në një kohë kur vetë sportistja nuk ka pasur një fushë apo hapësirë ku të stërvitej për garat në të cilat merrte pjesë.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave me një postim në Twitter, ku shkruan se për të gjithë ata të cilët nuk njohin faktet dhe as deklaratat e vetë atletes, ka vetëm një përgjigje.

"Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë për faktet mbi çka është bërë,jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!", shkruan Rama në Twitter.

Të fundit